Një ditë para protestës së opozitës e paralajmëruar për ditëne marte në orën 09:00 para Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët.

Basha tha se janë ditë dhe orë intesive për opozitën dhe se qeveria ‘kërkon të mohojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar duke vendosur regjim ushtarak për të mbrojtur parlamentin’.

Fjala e plotë e Bashës:

“Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shprese dhe do mundi frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur. Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar.

Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë,. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”- tha Basha.

Veritas.com.al/