Që e ka seriozisht ‘luftën’ me Sali Berishën, Lulzim Basha ua ka premtuar edhe amerikanëve. Kryedemokrati ua ka bërë të qartë kongresmenëve dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që sot i priti në zyrë se ai dhe PD-ja nuk do të jenë avokat personal të askujt, dhe këtu e kishte fjalën për Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh.
“PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt, por jemi avokat dhe luftëtarë për hallet dhe problemet e përditshme të shqiptarëve, që senatorët më tha se do kemi mbështetjen e plotë”, tha Basha.
Pas takimit me kongresmenë amerikanë dhe ambasadoren Yuri Kim Basha tha se prioritet i PD është ndarja nga e shkuara. Ai tregoi se ka diskutuar edhe për propozimin e demokratëve, për Vettingun e politikanëve, e që sipas tij, kanë shprehur interes të veçantë.
“Së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë Kombëtare vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime për gjendjen politike në Shqipëri dhe rajon dhe bashkëpunimin Shqipëri dhe SHBA, në prioritetin e parë, rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shina demokratike dhe rolin e veçantë që ka lufta kundër korrupsionit, kur krimit të organizuar dhe bashkëpunimit mes politikës dhe krimit, ku shfaqen një interes të veçantë për vettingun e politikaneve dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, folëm për rëndësinë, jo vetëm për sigurinë dhe paqen e demokracinë, lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që rajoni po përjeton një nevojë të ngushtme për të kthyer BP në shinat e legjitimitetit, demokratik, se kjo situatë është produkt i drejtpërdrejt i autokratëve të Ballkanit që kanë shkatërruar bazat e demokratike, duke shkatërruar 25 prillin dhe raportin e OSBE ODIHR, dhe duke treguar vendosmërinë për të mos iu ndarë kauzës së shqiptarëve që të kenë politikanë të pastër, që u shërbejnë qytetarëve, pata mundësinë edhe se si përmes Vettingut do të mundësojmë atë deficit që çdo shqiptar e ndjen, fakti që reforma në drejtësi nuk ka qenë në gjendje të çojë para drejtësisë asnjë politikanë për korrupsion dhe asnjë bos dhe kjo është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve, ndaj vettingu i politikanëve ishte në fokus të bisedës, dua t’i falënderoj për praninë e tyre, një delegacion mbi partizanë, ndonëse me dominancë nga partia Republikane, si motra e PD, pavarësisht prej natyrës së delegacionit, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritet e PD në funksion të zgjidhjet”, tha Basha.
Basha i dha përgjigje edhe akuzave të deputetes së tij Albana Vokshit se demokratët nuk u lejuan të diskutojnë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar gjatë mesditës të së hënës në selinë blu.