Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe me ministrin e jashtëm të Holandës, respektivisht Sigmar Gabriel dhe Bert Koenders. Duke folur për median pas tekimeve,  zoti Basha tha se: “Injorimi i tonelatave të drogës është një injorim për Shqipërinë dhe një inkarujim për Edi Ramën që të mbjellë të tjera tonelata.

Çdo përpjekje për të shkatërruar opozitën është përpjekje për të shkatërruar demokracinë. Zgjidhja e krizës është krijimi i një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Realiteti nuk mund të injorohet, tha Basha.

Kisha rastin që të shpjegoja rrenat e Edi Ramës për vettingun. Rama i iku marrëveshjes së 21 korrikut dhe Edi Rama ka përjashtuar opozitën që të kapë drejtësinë”, është shprehur Basha për gazetarët.

/Veritas.com.al/