Ish kryetari i PD, Eduard Selami ka reaguar për herë të parë lidhur me qëndrimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Selami, i cili garoi përballë Bashës për kryetar të PD-së në vitin 2017, thotë se ky vendim është “jo demokratik” dhe “antishqiptar”.

“Mosnjohja e zgjedhjeve nje akt jo demokratik dhe antishqiptar”, shkruan Selami në Tëitter.

Basha është shprehur se nuk do të njohë humbjen në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se zyrtarët e PD do të punojnë për mbledhjen e fakteve që sipas tij provojnë vjedhjen masive të votave.

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.