(FOTO: Arkiv)/

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një drekë pune gjatë mesditës së sotme me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar  në Tiranë.

Pas takimit që ka zgjatur rreth 90 minuta Basha ka folur për median, duke treguar edhe për çfarë ishte biseduar gjatë drekës.

“Diskutuam për situatën politike dhe krizën ku është futur vendi. Diskutova me ambasadorët edhe për zgjidhjet për daljen e vendit nga kriza”, është shprehur Basha.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur gjithashtu se partia dhe opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për protestën.

“Kemi mbështetjen e aleatëve e partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë Basha për median.

/Veritas.com.al/