Në këtë ditë të vitit 1997, Princesha Diana mbeti e vdekur në një aksident automobilistik në Paris.

Lajmi shkaktoi tronditje dhe zi në mbarë botën, ndërsa për monarkinë britanike ishte një moment vërtetë i vështirë.

Më 31 gusht 1997, 26 vjet më parë, në një aksident tragjik, brenda tunelit Ponte del’ Alma në Paris, Princesha Diana u vra së bashku me partnerin e saj Dodi al Fayette dhe shoferin e Mercedesit fatal në të cilin ndodheshin.

Madje, fjalimi i kryeministrit të atëhershëm të Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair, i cili duke komentuar ditën e vdekjes së saj në ngjarjen tragjike, e quajti Dianën “Princesha e popullit” u miratua në mbarë botën.

Funerali i saj u ndoq nga BBC 32.10 milionë njerëz vetëm në Britaninë e Madhe me imazhin prekës të dy djemve të saj që ecnin si ushtarë pas arkivolit të nënës së tyre. /abcnews.al