SAN FRANCISCO (AP) —Bashkëthemeluesi i  Apple, Steve Wozniak po mbyll faqen e tij në Facebook teksa gjigandi i medias sociale po përballet me krizën më të rëndë të privatësisë në histori.

Në një Email drejtuar gazetës “USA Today”, Wozniak thotë se Facebook bëri shumë para me reklamën nga detaje personale të përdoruesve. Ai thotë se “fitimet janë të gjitha të bazuara në indo-n e përdoruesve, por përdoruesit nuk kanë marrë asnjë fitim”.

Wozniak thotë se ai nuk do të paguajë më për Facebook. Ai thotë se “Apple bën para me anë të produktit, jo se i merr nga ju”.

CEO i Facebook,  Mark Zuckerberg do të dëshmojë në Capitol Hill ditën Martë dhe të Mërkurë rreth skandalit që ka ndodhur me të dhënat private në kompani dhe se si dështuan të ruajnë shërbimet nga abuzuesit.

Facebook ka njoftuar se do të bëjë ndryshime teknike në përpjekje për të adresuar të dhënat private.

Veritas.com.al/