Sot  u eshte bere thirre  me anë të një njoftimi zyrtar që banorët e lagjes nr.13 në zonën e plazhit në Durrës do të duhet të largohen nga banesat e tyre për 4 orë nesër pasi do të shembet një pallat.

Në njoftim thuhet se banorët duhet të lënë banesat rreth orës 12.00 deri në 16:00 dhe të lënë hapur dirtaret dhe dyert e banesave.

“Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC,  në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme.

Shpërthimi u krye në orën 14.00”, thuhet në njoftim.