Bashkimi Europian duhet të përgatitet për kthimin e xhihadistëve në qoftë se i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) po nxirret jashtë nga bazat e veta të forta në Mosul të Irakut, paralajmëron komisionari për Sigurinë në Bashkimin Europian.
Julian King tha për gazetën Gjermane, “Die Welt” se edhe sikur një numër i vogël militantësh mund të paraqesin një “rrezik serioz dhe duhet të përgatitemi për këtë”.
Forcat irakiane bënë atë që pritej të bënin, një ofensivë të fuqishme ditën e Hënë.
Një numër afërsisht 5,000 luftëtarë të IS besohet e do të mbeten, megjithatë, në Mosul.
/Veritas.com.al/