Bashkimi Europian, ditën e hënë miratoi selinë qendrore që do të mbikëqyrë operacionet e sigurisë, tha Federica Mogherini, shefe e punëve të jashtme.

Mogherini, e cila e ka nxitur këtë projekt që të ngrejë rolin ushtarak të BE, tha se të 28 ministrat  jashtëm të BE ishin “njëzëri dakord”.

 

“Sot në vendosëm të krijojmë MPCC (Military Planning Conduct and Capability facility) e cila do të komandojë misionin ushtarak jo- ekzekutiv të BE”, iu tha ajo reporterëve.

Objekti ushtarak fillimisht do të ketë tre operacione: misionin e trajnimit ushtarak-civil në Mali, Afrikën Qendrore dhe Somalinë dhe vet-mbrojtjen.

BE gjithashtu ka shtuar edhe Operacionin Sofia në Mesdheun Qendror që do të përdoret kundër trafikimit të emigrantëve, dhe operacionin Atalanta, pjesë e forcave kundër piraterisë.

Të tre këto misione kanë komandat e veçanta që do të mbeten të ndara.

/Veritas.com.al/