Bindja Demokratike mbylli sot fushatën për zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Shkodrës me një takim entuziast në Shkodër, ku morën pjesë nje numër i madh i mbështetësve të saj.

Takimi u cel nga të gjithë kandidatët e listës së BD në Shkodër dhe nga kryesuesi i saj z Tonin Uldedaj, i cili falëndëroi pjesëmarrësit dhe kandidatët për fushatën intensive të zhvilluar dhe u shpreh besimplotë se në datën 25, Shkodra do të ishte sërish pikënisja e ndryshimit.

Më pas, fjalën e mori kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i cili teksa përshkroi rrugëtimin e Bindjes Demokratike gjatë kësaj fushate, vuri theksin edhe tek ngjarjet e fundit në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, z Patozi synoi të bëjë diferencën midis forcës që ai drejton dhe atmosferës së tensionuar prej përleshjeve midis partive kryesore politike, që kulmuan në vrasjen e Pjerin Xhuvanit nga struktura paramilitare të PD.

Ai theksoi se është e papranueshme që të derdhet gjak për politikë dhe shtoi me humor se asnjë gërvishtje ferre ose qime floku nuk do të shkulet për asnjë nga pjesëtarët e skuadrës që ai drejton.

Më poshtë fjala e plotë e Astrit Patozit:

“Nga Shkodra e nisëm, dhe këtu po e mbyllim fushatën. Nuk ka simbolikë më të bukur se kjo për një sukses të merituar më 25 prill. Është respekti për atë që përfaqëson Shkodra në historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë.

Ne të gjithë e dimë se perfeksioni nuk ekziston në jetën reale, thuhet se është vetëm dhunti e Zotit. Situata më afër këtij termi në botë tonë është që të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur.

Kjo është, në fakt, historia jonë. Historia e Bindjes Demokratike në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. E cila është një histori dinjiteti, respekti për veten, për vlerat dhe parimet një shoqërie të hapur, në kushtet e një depresioni të madh shoqëror, që ka shkaktuar qeverisja e mbrapshtë për disa dekada. Por mbi të gjitha e një sistemi të kapur peng prej 3 apo katër personash, të cilët për vite me radhe kanë bërë edhe diellin e dhe shiun në këtë vend.

Duhet të jeni krenarë për vendimin tuaj të drejtë, secili prej jush dhe çdo mbështetës i juaji që na është bashkuara në rrugëtimin tonë. Ne ia dolëm që brenda një kohe fare të shkurtër t’i jepnin Shqipërisë, një alternattivë të re, një projekt serioz që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin politik.

Me diferencë të madhe nga tre forcat e vjetra politike, të cilët thjesht dhe vetëm duan të këmbëjnë vendet me njëra-tjetrën në pushtet pa ndryshuar asgjë.

Nuk është rastësi që ata e kanë acaruar në kulm klimën politike. Ata janë gati edhe të vrasin për të ruajtur apo për të marrë pushtetin, sic ishte ngjarja e rëndë e Elbasanit. Ndërsa ne I themi cdo shkodrani dhe cdo shqiptari se as një gjemb në këmbë, asnjë gërvishje ferre dhe asnjë fije floku nuk duhet t’I preket për mandatin e Astritit, Toninit e cdo kandidati tjetër, sepse ne nuk kia lejojmë vetes që të derdhet gjak shqiptari për politikë.

Ne natyrisht që jemi të djathtë dhe jemi krenarë për bindjet tona. Jo se të jesh I majtë është turp apo faj. Ne duam që Edi Rama të largohet, por vetëm rrëzimi i tij nuk mjafton.

Ne besojmë tek idea jonë, tek projekti ynë për ndryshim të mendësisë së drejtimit ttë shtetit, ata përpiqen dhe luftojnë vetëm për interesat e momentit që I lidhin gjithonë me pushtetin. Ne besojmë tek forca e grupit, duke e respektuar njëri-tjetri si kolegë, afërsisht hierarkisë, ata mendojnë se vetëm udhëheqësi ka të drejtë dhe vetëm atij i falen.

Ne i drejtohemi cdo shkodrani të zgjedhë ndryshimin. Zgjedhjet nuk jane lufte, por gare. Ato nuk jane ndeshje futbolli qe zgjat 90 minuta, por një gjë serioze që vendos fatin e Shkodrës dhe Shqipërisë për 4 vjet.

Shkoni dhe votoni pa fanatizëm, por me logjikë, ndiqni bindjen tuaj dhe do të kuptoni se 3 të parët që kanë marrë peng politikën shqiptare janë njësoj, ndaj votoni numrin 4, Bindjen Demokratike.”- përfundoi ai.

VERITAS.COM.AL