I sëmurë në mënyrën më kritike, bebi Charlie Gard do të transferohet në një strehë dhe aty do t’i japë fund jetës i pandihmuar, edhe pse prindërit e tij dhe spitali ranë dakord mbi një plan që potencialisht mund ta mbanin fëmijën në jetë për një kohë më të gjatë- sipas gjykatësit Britanik.

Gjykatëse në Gjykatën e Lartë, Nicholas Francis iu ka dhënë të drejtë fëmijës 11 muaj dhe prindërve të tij që deri të Enjtën në mesditë për një plan rreth fundit të jetës së bebit Charlie.

Bebi vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, që quhet sindroma ‘ mitochondrial depletion’ që ka shkaktuar dëmtim të trurit dhe e ka bërë të pamundur të marrë frymë pa ndihmë. Testet e fundit kanë treguar se Charlie ka dëmtime dëmtime muskulore të pakthyeshme.

“Interesi më i mirë për Charlie është që të gjendet një strehë për të dhe të lëvizet drejt në regjimi kujdesi qetësues, vetëm”- tha gjykatësi pasi beteja mjekësore për Charlie ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Pak ditë më parë, Kongresi Amerikan hapi dritën jeshile dhe dha të drejtën për Charlie dhe prindërit që të qëndrojnë në shtetet e Bashkuara për kujdesin e tij mjekësor.

Të dy prindërit, Connie Yates dhe Chris Gard, kanë kaluar muaj të tërë në përpjekje për të arritur spitalin ‘Great Ormond Street Hospital’ dhe që ta lejonin Charli për të shkuar në Shtetet e bashkuara për një eksperiment trajtimi.

Të hënën i dhanë fund luftës së tyre dhe thanë se dritarja e mundësive të tyre u mbyll.

Të martën, ta thanë se shpresonin ta sillinin djalin e tyre, ditëlindja e parë e të cilit është javën e ardhshme, që të vdiste në shtëpi. Por nëna dhe babai i Charlie tani kanë pranuar se i vetmi opsion për djalin tyre është ‘në spital, ose në një strehë”.

Veritas.com.al/