Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken gjatë vizitës të tij 4-ditore në SHBA.

Rama udhëtoi drejt SHBA me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ditën e djeshme ai u takua në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres.