Nga: Arsen Rusta/
Report Tv ka zbardhur hartën e re gjyqësore. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë rënë dakord për një hartë të re, që është ende propozim. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Pra e ndarë në 2 dhoma. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.
Shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15.
Ndërkohë që Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela kërkoi që të sqarohej se cila do të jetë koha kur do të vihet në zbatim kjo hartë e re gjyqësore.
“A do të jetë kjo përfundimtare dhe kur të plotësohen numri i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve pas vettingut a i kanë kapacitetet e duhura këto gjykata për t’i mbajtur të gjithë”, këto ishin pyetjet që ngriti Çela.
Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën
e Matit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e
Kavajës dhe Krujës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e
Lushnjës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me
gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën
e Tropojës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën
e Pogradecit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën
e Kurbinit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)