Kalendari i yjeve për Tetorin ka nisur, dhe ky duket se do të jetë një muaj i mirë.
Por në këtë moment, Toka është duke kaluar nëpër mbetjet e lëna nga bishti i kometës Halley, gjë që duket e frikshme, por që aktualisht është mbresëlënëse, sepse do të na sjellë një pamje spektakolare të shiut të meteorëve Orionid, që tani deri më 7 Nëntor.
Shiu i meteorëve do të ketë pikun në 21 Tetor, natë kur do të shikoni mbi 20 meteorë në orë tek digjen në atmosferën e Tokës. Por nëse ka hënë në atë moment, shansi më i mirë do të ishte që të shikoni qiellin para agimit, nga tani deri më 15 tetor, siç njofton Earth Sky
Çdo vit, Rruzulli Tokësor kalon përmes bishtit të Kometës Halley dy herë. Majin e kaluar ne udhëtuam përmes mbetjeve që shkaktoi shiu i Eta Aquarids.
Me qëllim që të shikojmë disa meteorë këtë muaj, na duhet të zgjohemi herët në mëngjes dhe të dalim jashtë para Lindjes së Diellit.
Siç edhe vetë emri sugjeron, meteorët do të duken sikur gjenerojnë nga Konstelacioni Orion në natën në qiell, por do të jetë e mundur të shikohen, s’ka rëndësi se ku e kemi vështrimin.