Kandidatura e Fredi Bejlerit për eurodeputet të Parlamentit Europian ka përçarë politikën greke.
Zgjedhja e një personi me një të kaluar të errët, i cili po vuan një dënim prej dy vitesh burg me akuzën e blerjes së votave, vështirë se është pa rreziqe, mendon revista prestigjioze Politico, duke cituar burime zyrtare në politikën grekë. Ministria e Jashtme e Greqisë ka shfaqur rezerva të forta për Fredi Belerin, ndërsa po thuhet se zgjedhja e tij nga Demorkacia e Re, Kiriakos Mitsotakis, ishte bazuar në një kalkulim delikat politik….
“Vendimi për kandidaturën e Fredi Belerit duhej të peshonte përfitimet elektorale për partinë në pushtet dhe mbështetjen e spektrit të djathtë patriotik brenda Partisë “Demokracia e Re” nga njëra anë, përballë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe shumicën e partnerëve europianë të Greqisë nga ana tjetër. Vendimi i marrë nga kryeministri grek tregon se peshorja u anua në favor të faktorit të parë”, shprehet Loukas Tsoukalis, profesor në Sciences Po, Paris.
E majta greke është kundër kandidaturës së Fredi Belerit për eurodeputet të Parlamentit Europian. Nikos Androulakis, kreu i partisë Socialiste PASOK, tha se strategjia e Demokracisë së Re vështirë se ndihmon komunitetin grek në Himarë.
“Minoriteti grek ka nevojë për Belerin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Ky duhet të ishte prioriteti i qeverisë, por agonia e Mitsotakis për të ndaluar humbjen e votave për partitë e djathta e bëri atë t’i trajtonte gjërat në këtë mënyrë”.
Të tjerë mendojnë se veprimi i Greqisë për caktimin e Belerit kandidaturë për PE ishte “populist, oportunist dhe dritëshkurtër”.
Greqia argumenton se rasti i Belerit duhet të shihet si një çështje europiane dhe jo dypalëshe, pasi ai përfaqëson një shqetësim për sundimin e ligjit në një vend që aspiron të bashkohet me BE-në.
Athina gjithashtu këmbëngul se rruga e pranimit të Shqipërisë në BE, duhet të kalojë përmes respektimit të pakicës greke.