Që në muajt e parë të qeverisë ‘Rama 1’ u vendos që pallati i ndërtuar në Ujin e Ftohtë të Vlorës të shembet me eksploziv. Pallati ishte i mbushur me pronarë. Pronari i tij ishte babai i gruas së Lulzim Bashës- kryetar i PD. Të gjithë njerëzit, që tash mund të quhen ‘naivë’ menduan se pallati u shemb pikërisht si hakmarrje kundër kryetarit të Opozitës. Por tani që marrim vesh se Gjykata e Strasburgut vendosi dëmshpërblimin e pallatit me 13 milionë euro nga fondet publike të Shqipërisë, kushdo mendon se ç’favor u kthye shembja. Nga një ose dy milionë euro që u shpenzuan për ndërtimin, vjehrri i kryetarit të PD po merr 13 milionë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut ndërtesa e prishur për ndërtimin e Lungomares është kryer në kushtet e shkeljes së ligjit, pasi godina ka qenë e pajisur me leje dhe ka shkelur të drejtat e banorëve.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut hap një precedent të ri për çdo qytetar të cilit prona i shkatërrohet nga shteti. Nuk duhet harruar se Shqipëria prej dekadash ka patur një problem të pronës, një debat ende i pazgjidhur.

Veritas.com.al/