Benedikti XVI do të ishte prekur nga herpesi pas udhëtimit në Gjermani. Kjo u zbulua nga biografi zyrtar i Papës emeritus
Një biograf i Benediktit XVI – mbase më i rëndësishmi nga biografët e tij – zbuloi se papa emeritus vuan nga nje herpes oftalmik që kur u kthye nga Gjermania.
Shëndeti i teologut gjerman do të përkeqësohej pas vdekjes së vëllait të tij Georg. Joseph Ratzinger kishte shkuar në shtratin e nëntëdhjetë e gjashtë vjeçarit, i vetëdijshëm se ky mund të ishte takimi i fundit midis dy vëllezërve Ratzinger. Pastaj emeritus, megjithë zerat mbi faktin se ai nuk do të kthehej kurrë më mes mureve Leonine, u kthye në Mater Ecclesiae, në Vatikan.
Sipas asaj që lexojmë në Il Mattino, Peteer Seewald – ky është emri i biografit – shtoi detaje të mëtejshme: Benedikti XVI do të ishte gati të shkruante përsëri. Por kushtet e tij shëndetësore duhet të përmirësohen para se të ndodhë kjo. Gjithçka u zbulua gjatë prezantimit të parë zyrtar të tekstit të fundit te Seewald. Prezantimi u zhvillua në Selinë e Shenjtë,me praninë e Imzot Georg Gaenswein, sekretarit të veçantë të emeritusit.
Udhëtimi i Ratzingerit në dioqezën e Regensburgut u bë në fund të qershorit të këtij viti. Emeritus ka qenë atje për disa ditë. Vatikani kishte njoftuar se vizita do të zgjasë “për aq kohë sa është e nevojshme”. Prandaj mundet që herpesi u diagnostikua pas udhëtimit të kthimit. Në lidhje me kushtet shëndetësore të ish-papes, përkufizimi që qarkullon më insistim më të madh pas fjalëve të Seewald është “jashtëzakonisht i brishtë”. Në disa rrethana, Selia e Shenjtë është detyruar të mohojë zerat për perkeqësimin e Ratzinger. Në këtë rast, megjithatë, ishte njeriu të cilit Ratzinger i ka besuar disi memoriet gazetareske të papatit të tij.
Vlen të nënvizohet se si qarkullon megjithate “optimizmi” mbi faktin se Benedikti XVI mund të rifillojë te shkruaje. Shkrimet e Ratzinger, vitet e fundit, kanë ngjallur shumë admirim, por edhe disa polemika. Kohët e fundit madje është folur për nevojën për të reformuar institucionin e papatit emeritus. Një figurë që, për më tepër, nuk ekzistonte para dorëheqjes të papës së parafundit të Kishës Katolike. Fakti që zërat e sundimtarit dhe emeritusit përfunduan të mbivendosura mbetet një nga kapitujt e shkëlqyer të hapur nga kronikat e Vatikanit në keto shtatë vitet e fundit.
Sido qe te jete, Ratzinger është i kthjellët. Seewald dëshironte ta vinte në dukje. Shkurt, sëmundja ka të bëjë me fizikun e emeritusit, ndërsa mendja është e njëjta si gjithmonë.
VERITAS.COM.AL