Suedezët mund të marrin një orë kohë pushim gjatë kohës së punës he të shkojnë në shtëpi e të bëjnë seks me partneret e tyre- sipas një këshilltari i cili thotë se kjo rrit partnershipin mes njerëzve.

“Ka studime që tregojnë se seksi është i shëndetshëm”, tha Per-Erik Muskos, një qytetar 42 vjeç, për AFP.

Ai tha se çiftet nuk po shpenzojnë kohë të mjaftueshme me njëri- tjetrin në shoqërinë e sotme.

“ka të bëjë me relacione më të mira”- tha ai.

Ai tha se nuk ka ndonjë mënyrë për të verifikuar nëse punonjësit e shpenzojnë kohën për qëllime të tjera në vend që ta shpenzojnë me partnerët ose me gratë e tyre.

“Ju nuk mund të garantoheni se punonjësit nuk dalin për shëtitje, në vend që të shkojnë te partnerët”, tha  Muskos, duke shtuar se është e nevojshme të besohen të punësuarit e tij.

Muskos tha se “nuk shikon arsye” që misioni të mos kalojë.

Pas finlandezëve dhe francezëve, suedezët e punësuar në kohë të plotë,  punojnë të paktën 1, 1,685 orë mesatarisht në vitin 2015, sipas studimit nga studiues të institutit të ekonomisë Coe-Rexecode.

Britanikët punojnë mesatarisht 1,900 orë, ndërsa gjermanët 1,847 orë në vitin 2015.

/Veritas.com.al/