Nga Nino Sunserira

“Po të mund te kisha një mijë lira në muaj”, këndonte Mjeshtri Mazzi në 1939. Çfarë kohësh!

Telefonat e bardhë në kinema dhe Amedeo Nazzari që kërcënonte rrahjen për këdo që nuk kishte pasur dëshirë të pinte me të. Perandoria që ishte kthyer mbi Shtatë Numra dhe ishin disa ngjarje të tjera, ndër të cilat më e pabesueshmja: Italia pa borxh publik.

Një ngjarje mjaft e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se nga Quintino Sella e tutje financat publike kanë vuajtur gjithmonë. Të vetmit, megjithatë, që arritën t’i kuronin me të vërtetë, ishin ministrat e Duçes duke filluar nga  Giuseppe Volpi, pastaj konti i Misurates.

Operacioni i parë daton në 1926 dhe bllokon rritjen e borxhit. Një film nga Instituti Luce tregon Duçen qe djeg bonot e thesarit në Vittoriale. Ndërhyrja e dytë në vitin 1935, fillon rruga e uljes.

KËSHILLAT E MENICHELLAS –

Në këtë rrugë Duçe ndjek këshillat e ekonomistëve, të cilët sigurisht nuk e duan këmishën e zezë: Donato Menichella, guvernator i Bankës së Italisë pas Vincenzo Azzolinit i cili në vitet e okupimit gjerman arrin të shpëtojë lingotat e arit te ruajtura në Palazzo Koch. Ose Alberto Beneduce, i cili nuk ndan asgjë me fashizmin pasi ai i quajti tre vajzat: Vittoria Proletaria, Italia Libera dhe Idea Socialista- qe me pas u martua me Enrico Cuccia.

Themeluesi i Mediobanca i cili, për sa kohë jetoi, donte që asambleja e aksionerëve të bankës të zhvillohej në 28 tetor përvjetorin e Marshimit mbi Romë. Me këtë zgjedhje bankieri sicilian donte të tregonte se 28 tetori ishte një ditë pune si çdo tjetër. Qeveritë e Italisë republikane kanë mundur të përdorin dhe abuzojnë me buxhetin e Shtetit falë punës së pistë të bërë nga Duçe dhe nga bashkëpunëtorët e tij, shumë prej të cilëve antifashistë te deklaruar.

Historia fillon në nëntor të ’26 me “huan e Liktorit”. Bono Thesari me interes 5% dhe pa skadence për t’u shkëmbyer me certifikatat e vjetra 7-vjeçare. Një operacion prej 20.4 miliardësh, që u dëshmua një fatkeqësi. Titujt në pak muaj humbën rreth 30%, sepse certifikatat e reja, megjithëse të ofruara me një çmim të vogël, pësuan një zhvlerësim të fortë. Për kursimtarët një banje gjaku e vërtetë, por edhe disa institucione (si Banka e Italisë, bankat e kursimeve dhe Ina) u penalizuan, sepse u detyruan për të blerë këto letra me vlerë. Në ’34, me një dekret të ri, Musolini vendosi konvertimin e Liktorit në obligacione të reja me kohëzgjatje njëzet e pesë vjet dhe interes 3.5%. Shumë privatë u përpoqën të rimbursojne titujt e vjetra, por Thesari pranoi vetëm pak kërkesa dhe konvertimi ishte në fakt i detyrueshëm. Humbja e kredibilitetit, në të dyja rastet, ishte e madhe, por pas disa vitesh Duçja mori kredi të re, në sajë të propagandës dhe rezultateve megjithatë te arritura.

RESTAURIMI

Konsolidimi i parë për shembull u njoftua si pjesë e një pakete të restaurimit ekonomik për të arritur objektivin (e dëshiruar) të “kuotës 90”, që është barazia me sterlinën para Luftës së Parë Botërore. Një objektiv i mirë për propagandën.

Shkatërrues për ekonominë. Puna e Duçes u plotësua nga Republika me hiperinflacionin pas luftës. Teknikisht nuk është një konsolidim, por prodhon të njëjtat efekte. Me një zgjedhje te kohëve për të thënë më pak të dyshimtë, Ministri i atëhershëm i Financave, Marcello Soleri, leshoi Kredinë për Rindërtim, një titull tridhjetëvjeçar me një interes prej 3.5% (pastaj cuar në 5).

Asnjë konvertim i detyruar, por norma e ofruar ishte e mirë dhe kursimtaret vrapuan për të nënshkruar. Pothuajse në të njëjtën kohë u hoqën kufizimet administrative mbi çmimet dhe në fund të vitit 1947 inflacioni tejkaloi 100%. Rezultati, Huaja u bë letër mbeturine ashtu si dhe të gjitha bonot e Thesarit të lëshuar nga Duce. Luigi Einaudi, atëherë guvernator i Bankës së Italisë, në vërejtjet e fundit të ’47, pranoi: “Mundeshim të shkurtonim inflacionin, nuk e bëmë sepse Shteti fitonte”.

Veritas.com.al/