Vulgarët e sulmojnë Rudina Hajdarin nga mëngjesi në mbrëmje, me mjetet e komunizmit se ‘nuk di të flasë’. Kështu përcaktohej vlera në komunizëm: ‘a di të flasësh rrjedhshëm fjalë boshe? Je kuadër i mirë’.
Vepra dhe sinqeriteti ishin zero.
Rudina Hajdari ka reaguar pas komenteve të shumta që janë bërë në rrjetet sociale për lapsusin që bëri në foltoren e Kuvendit. Duke theksuar se problemet me artikulimin vijnë për shkak se ka jetuar 17 vite në Amerikë, Hajdari është e bindur se më të pranueshme janë lapsuset se sa të gënjejë demokratët.
“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesap të tyre”, thotë deputetja.
Hajdari shton: “Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale.”
Ndërkohë, në seancën e parë plenare ajo u shpreh: ““Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do shkojmë në çdo qytetet për të njohur vendin me alternativen demokrate.”
Veritas.com.al/