Zoti Sali Berisha, ish president i Republikës dhe kryeministër, ka paralajmëruar maxhorancën se ‘forca do ta shkulë’ nga pushteti. Ai ka thënë se nëse nuk miratohen amandamentet e projekt-ligjit mbi Vettingun politik, atëherë ‘bëhuni gati. O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri!”.

Paralajmërimi i Berishës:

‘Momenti është kritik.

Unë ju them se bëni gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëhërë në qoftë se përdorni kartonët, e zeza të nxira të krimit siç i keni, në rast se ju përdorni sot këtu, diktatin e krimit si përfaqësues të tij për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët.

Përndryshe, ju garantoj, se forca do t’ju shkulë nga këto karrige. Përndryshe, bëhuni gati, në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do të ushtojë ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri!’

VERITAS.COM.AL/