Ish –kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Bashkimit Europian, Europolit dhe Interpolit që të shpallin emergjencën për çështjen e kanabisit në Shqipëri.
Ai tha se aktualisht në vend është mbjellë 25 herë më shumë drogë sesa është mbjellur në 25 vjet. Berisha denoncoi Saimir Tahirin dhe disa drejtues të policisë. Ai tha se plantacionet me kanabis në luginën e Vjosës kontrollohen nga babai i Tahirit, Bashkim Tahiri.
“Ka vetëm një emër që qarkullon atje dhe ai është i Bashkim Tahirit, babait të Saje Qorrit”, u shpreh Berisha. /Sipas Lapsi.al/