Ish-Kryeministri Berisha ka mbetur pa fjalë nga video-skandali i dhunës së një pronareje kopshti në Sauk mbi një fëmijë të vogël.
Mbi videon që e ka postuar në profilin e tij në Fb, Berisha e ka përmbledhur tronditjen me fjalët: “Një akt çnjerëzor i pronares edukatore që torturon shtazërisht një vogëlush 3-vjeçar.”
Videoja në fjalë ka indinjuar mbarë qytetarët që pas transmetimit të saj nga “Stop” dhe ka shokuar opionionin. Qindra komente janë derdhur mbi këtë video nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.