
“Mbi 500 mijë në funeralin e Rivdekjes.” kështu ka postuar në faqen e tij në facebook ish kryeministri Sali Berisha duke treguar, sipas tij, numrin e protestuesve që ndodhen në shesh.
Kujtojmë se PD ka ngritur një çadër gjigande në hapësirën e bulevardit mes selisë së kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit. Protestuesit i janë bashkuar fjalës së zotit Basha se nuk do lëvizet nga aty deri në rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
/Veritas.com.al/