Duke theksuar se operacioni për kapjen e 613 kilogramëve kokainë është kryer me monitorimin e partnerëve të huaj, Sali Berisha, ish kryeministër, shkruan në Facebook se  një sasi e tillë me vlerë 180 milion euro nuk mund të lëvizë kurrë pa garanci politike.

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

‘Xibraka bis’ me 613 kg kokaine!

Shqipëria, epiqendra e kokainës ne Europe!

Rekordi i ri i zi i narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot ne portin e Durresit mbërriti ngarkesa me e madhe e njohur e kokainës prej 613 kg, nisur ne nje kontenier te shenjuar me GPS nga sherbimet partnere qe ne vend origjinen e tij ne Kolumbi dhe ndjekur ne te gjithe trajektoren e tij. Organet ligjzbatuese te vendit dhe partneret e priten atë ne portin e Durresit dhe e shoqeruan sipas tyre deri ne magazinën e nje kompanie frutash ekzotike ne Maminas.

Duke i shprehur mirënjohje te thelle partnereve tanë per kontributin e tyre thelbësor dhe te gjithë ata qe bene te mundur zbulimin dhe kapjen e kesaj ngarkese, denoj me ashpërsinë me te madhe shndërrimin e Shqiperise, nga narkoshtetin Edvin Kristaq Rames ne epiqender jo vetem te heroinës, por tashme edhe te kokaines ne Europe dhe theksoj se,nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, kështu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojnë ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar.

Kjo është nje ngjarje tejet tronditese! Sb”

Veritas.com.al/