Ky është revolucion, – theksoi ish-kryeministri duke folur para protestuesve në “Çadrën e Lirisë” në bulevard. – Revolucioni ka një mision: Votën e lirë dhe asgjë nuk mund të pengojë fitoren e tij”- tha ai.

Si një ditë e Enjte e seancave parlamentare, Berisha bëri paralele mes sallës së Kuvendit dhe sallës së “Kuvendit” në Çadër.

Ai foli si ligjvënës dhe akuzues ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij. “Beteja e opozitës është vendimtare”- tha ai.

Duke iu përgjigjur fjalëve që përhapen edhe nga qeveria se “një çadër me kaq pak njerëz” nuk mund të rrëzojë qeverinë!, zoti Berisha iu drejtua nga larg kryeministrit duke i thënë se “në këtë moment kjo “çadër ka qindra, por në çast mund të mblidhen këtu qindra mijëra”.

Is kryeministri foli me gjuhën e revolucionit.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dorëzojë “paratë e vjedhura”, sepse ndryshe “edhe prapa diellit po të shkosh, do të japësh llogari për paratë e vjedhura”. Edhe një herë ai komunikoi me publikun duke i dhënë njoftimin se “kryeministri bashkë me gruan” kanë një bankë të tyre ku “lajnë paratë e fituara nga trafiku i drogës dhe të vjedhura nga populli”.  “Nuk lejojmë të qeverisemi nga një bandit dhe trafikant”- tha Berisha.

Thirrja ndaj kryeministrit në detyrë, Rama, nga ish- kryeministri Berisha, preku edhe “fatin” e kryeministrit. Kryesuesi i Çadrës në ditën e 41 të protestës, i tha Ramës se “po të mëshirojmë” akoma edhe disa ditë. Por e njoftoi se fundi yt do të jetë burgu ose fataliteti”. Arsyetimin e “fundit” të tmerrshëm, ish- kryeministri e bazoi në “poshtërimin që iu ka bërë kryeministri shqiptarëve”, me drogën, me krimin, me vjedhjet dhe me vjedhjet e votës.

/Veritas.com.al/