Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit.

Ata argumentojnë se ‘kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues’ për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

Kërkesa është bërë dje e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën, e cila është nisur me postë.

Kërkesa është argumentuar me faktin se Sali Berisha prezumohet i pafajshëm, se ka të drejtë të marrë pjesë në seancat plenare, por edhe detyrim karshi zgjedhësve të tij.

Sipas avokatëve mbrojtës, nëse SPAK vlerëson se ka rrezik largimi, atëherë mund ta shoqërojë policia./ a2cnn