Sen. Bernie Sanders (I-VT) njoftoi pezullimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2020, të Mërkurën në mëngjes, duke i hapur rrugën ish-Zëvendës Presidentit Joe Biden që të bëhet kandidati i Shtëpisë së Bardhë për Partinë Demokratike.

Sanders njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga gara gjatë një telefonate në konferencë me punonjësit dhe iu drejtua mbështetësve lidhur me këtë veprim menjëherë pas kësaj.

“Unë dëshiroj që t’ju jap një lajm më të mirë, por mendoj se ju e dini të vërtetën,” tha Sanders. “Unë kam arritur në përfundimin se kjo betejë për nominimin Demokratik nuk do të jetë e suksesshme dhe prandaj sot po njoftoj pezullimin e fushatës sime.”

VERITA