PARIS (AP) — Përhapja e epidemisë  coronavirus ka mbyllur Muzeumin e Luvrit në Francë, ditën e shtune, me punëtorët e muzeut që ruajnë  trofetë e famshëm të kryeveprave botërore të cilët janë të frikësuar se janë helmuar nga lumi i turistëve në muzë nga gjithë bota.

Thuajse tre të katërtat e 9.6 milionë vizitorëve të Luvrit që u regjistruan vitin e kaluar, kishin ardhur nga jashtë Francës. Muzeumi më i famshëm i botës priti dhjetëra mijëra dashamirës çdo ditë në Paris.

“Jemi shumë të shqetësuar, sepse kemi pasur vizitorë nga të gjitha anët”, tha Andre Sacristin, një punonjës i Luvrit dhe përfaqësues i unionit të të punësuarve/

“Rreziku është shumë, shumë, shumë i madh”, tha ai në një intervistë telefonike. Ndërsa nuk ka dijeni mbi ndonjë infeksion me virus mes 2300 punonjësve të muzeumit, prapë “ kjo është një çështje kohe”, tha ai.

Mes vizitorëve më të frikësuar ishte Charles Lim ngz Singaporti. Ai dhe e shoqja, Jeanette, zgjodhën Parisin për të festuar përvjetorin e martesës dhe blenë bileta në advancë për në Luvër ku dodhet Mona Lisa dhe kryevepra të tjera të artit. Ai postoi një video në twitter ku shfaqen radhë të gjata vizitorësh që presin të hyjnë në muzeum.

“Pritëm mbi tre orë para se të hiqnim dorë”, i thanë ata Associated Press. “Ishte një dëshpërim i pabesueshëm”.

VERITAS.COM.AL