Besnik Aliaj, i njohur si kandidat i PD për deputet përballë Fatos nanos së PS në Sarandë në vitin 2005 dhe një nga ekspertët më të besuar në fushën e urbanistikës në PD, ka deklaruar dorëheqjen nga detyra e koordinatorit në PD.
Ai njofton miqtë:
‘Miq, pas dy vjetësh si koordinator i politikave të territorit në PD dhe pas zgjedhjeve të fundit ku u përpoqa të jap kontributin tim modest, largohem nga çdo funksion imi në PD dhe ua lë radhën të tjerëve më të zot që kontribuojnë. Do të vijoj ndërkohë të jem pjesë e PD-së si anëtar i thjeshtë. Gjithë të mirat për ju. Respekt për zgjedhjen tuaj si për ata që më kanë mbështetur dhe simpatizuar, si për ata që më kanë keqkuptuar dhe sulmuar.
Në çdo rast kjo botë ka vend për të gjithë”- shkruan Besnik Aliaj.