Për të menaxhuar të dhënat e Mbrojtjes nuk do të jete bosi i Amazon. Që gjithashtu humbet fronin e Paperonit

Roberto Fabbri

Ka gjithë ajrin që është një hakmarrje personale e Donald Trump ndaj dëmeve të të urryerit Jeff Bezos caktimi i papritur i Microsoft për superkontratën prej dhjetë miliardë dollarësh për sistemin e arkivimit të të dhënave të Pentagonit.

Amazon, shoqëria e Bezos, ishte konsideruar si e preferuara dhe fakti që oferta e Microsoft mbizotëroi ka shkaktuar surpriza jo vetëm në mesin e humbësve. Dhe jo vetëm sepse që në 2013 Amazon Web Services (Aws) ju dha një kontratë tjetër kolosale me CIA-n, ose sepse agjenci të tjera qeverisëse te Shteteve te Bashkuara përdorin serverë të sigurt të ofruar nga e njëjta kompani.

Amazon nuk e ka kaperdire zgjedhjen e Ministrisë së Mbrojtjes për dhënien e të ashtuquajturës kontratë Jedi (Joint Enterprise  Defense Infrastructure ) dhe ka lëshuar një notë për të shprehur paqartësinë. “Aws është sigurisht lideri në terren dhe një vlerësim i hollësishëm i bazuar ekskluzivisht në krahasimin e ofertave çon qartësisht në një përfundim tjetër”, thotë shoqëria e drejtuar nga njeriu që deri dje ka komanduar renditjen e më të pasurve në botë, një rekord që tani e ka humbur në favor të Bill Gates, themeluesit të Microsoft, të cilit ja kishte hequr dy vjet më parë. Sidoqoftë, duhet të theksohet se humbjet e Amazon prej rreth 4% në Wall Street nuk jane te lidhura me humbjen e porosisë Jedi, por me një përkeqësim të dukshëm të llogarive të kompanisë Bezos për shkak të investimeve masive për të arritur qëllimin ambicioz të dërgesave në harkun e 24-orëve.

Kjo kundërgoditje mund të kompensohet në planin afatmesëm nëse objektivi arrihet, por “goditja” e kontratës Jedi rrezikon të dëmtojë gjigantin e Seattle shumë më seriozisht.

Nota e lëshuar dje nga Amazon pa dyshim aludon për një përdorim të diskutueshëm të fuqisë indirekte të diskrecionalitetit të presidentit të Shteteve të Bashkuara.Eshtë e lehtë ta lidhësh këtë udhëtim shumë miliardësh me marrëdhëniet e këqija personale të Trump me Jeff Bezos, pronar gjithashtu i Washington Post,qe shpesh është vene në shënjestër nga presidenti-manjat për publikimin e lajmeve të prezumuara të rreme ne dem te tij.

Fakti është se ne  korrikun e kaluar banori i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar publikisht se ishte në dijeni të “ankesave” në lidhje me mekanizmin e përzgjedhjes për kontratën Jedi, ankesa që ishin shprehur sipas Trump “nga kompani të ndryshme midis te cilave Microsoft, Oracle dhe IBM ». Presidenti kishte shtuar se ai do të shqyrtonte çështjen “nga shumë afër”. Në muajin gusht, pastaj, Pentagoni kishte njoftuar një shtyrje të thirrjes për tender, në pritje që sekretari i ri i Mbrojtjes i emëruar nga Trump, Mark Esper, të jepte dritën jeshile. Pastaj,me eliminimin në një fazë të parë te IBM dhe Oracle, kishin mbetur në garë për pjesën tjetër vetëm Amazon dhe Microsoft.

Veritas.com.al/