Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto është arrestuar pasditen e sotme nga policia. Arrestimi i tij është bërë pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Renda, Gjykata e Krimeve ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.
Zota është i dyshuar për “korrupsion pasiv”, në kuadër të hetimit të nisur kohë më parë, ku u arrestua edhe ish-zëvendësdrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi.