Ka degjeneruar në dhunë mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Himarës ku po diskutohej për regjistrimin e pronave të banorëve.
Këta të fundit kanë qenë prezent në mbledhje dhe gjatë diskutimeve ka patur përleshje fizike.
Siç raportohet, disa persona kanë hyrë në sallën ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak dhe kanë goditur banorët.
Njëri prej tyre u gjakos gjatë përleshjeve, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro ndërhyri për të qetësuar banorët.
Nuk dihet saktësisht se çfarë e nxiti sherrin mes banorëve në mbledhjen ku po diskutohej për regjistrimin e pronave.