Propozimi i kryeministrit Edi Rama për formimin e asociacionit ne katër komunave e veriu të kosovës, është një opsion i mirë që duhet të merret në konsideratë nga Albin Kurti. Ambasadori francez në prishtinë, Oliver Guerot, në një intervistë të “Klan Kosova” tha se Kurti e ka për detyrim të krijojë Asociacionin, dhe se drafti i propozuar nga kryeministri shqiptar duhet marrë në konsideratë.

“Pra ka shumë mënyra për ta themeluar Asociacionin që nuk e dëmtojnë Kosovën, në të kundërtën ka mënyra për ta themeluar që ta forcojë kohezionin dhe funksionimin e mirë të Kosovës. Ka pasur disa propozime që janë prezantuar nga Fondacioni gjerman, nga shtete fqinje.  Një nga opsionet është edhe ai i prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde tha se ekziston nevoja urgjente që Qeveria e Kosovës të vendosë diçka në tavolinë.

Ka një nevojë urgjente që Qeveria e Kosovës të vendosë diçka në tavolinë, siç po i themi publikisht dhe drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës, jo vetëm kësaj, edhe atyre të kaluarave se është problem nëse nuk e bëni këtë” 

Me 8 qershor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka dorëzuar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz