Radhë të gjata makinash raportohen në pikën kufitare të Qafë Thanës që prej orës 6:00 të mëngjesit. Mësohet se shkak është bërë mosfunksionimi i sistemit në Doganën e Maqedonisë, i cili ka shkaktuar vonesa.

Sakaq, sipas burimeve për ABC bëhet e ditur se radhët janë në të dy anët e kufirit, por fluksi më i lartë është nga territori jonë.

Ndërkohë, reshjet e borës kanë nisur të bien, megjithatë qytetarët janë detyruar të dalin herë pas here nga automjetet e tyre.