Një zjarr ka rënë në një pallat te zona Komuna e Parisit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një prej kateve të sipërme të pallatit, ndërkohë që tymi ka zbuluar zonën.
Ndërkohë, drejtues nga zjarrfikësja kanë bërë të ditur se zjarri ka rënë në një zyrë dhe tashmë situata është vënë nën kontroll.
Disa minuta pas ngjarjes ka ndodhur edhe reagimi i Policisë.
“Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Burime kanë bërë të ditur se zjarri ka nisur në ambientet e një zyre në katin e katërt të pallatit, ndërsa nuk ka njoftim për persona të lënduar.
Komente