
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar shifrat e fundit lidhur me situatën e COVID-19 në vendin tonë. 698 raste të reja dhe 12 viktima janë shënuar së fundmi.
Shifrat vijojnë të mbeten të larta në Shqipëri, ndërkohë lajmi i mirë është se ka pasur 690 të shëruar dhe 1 mijë e 18 të vaksinuar.
Më shumë raste së fundmi kishte Tirana, me 195, ndërsa ndjekin Shkodra 54, Fieri 45 dhe Mirdita 34.
Sa i përket situatës në spitale, ka vetëm 8 të intubuar momentalisht dhe 492 të shtruar në total.
VERITAS.COM.AL