Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë, që kanë hyrë në ditën e tetë, duke bërë thirrje për dialog me studentët.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Balla theksoi se kryeministri ka ofruar mundësinë e dialogut dhe se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen.

Ai bëri të ditur gjithashtu se të enjten në Kuvend pritet të votohet një marrëveshje me Gjermaninë për investime në konvikte. Balla u shpreh se mazhoranca synon të vijojë punën parlamentare, duke theksuar rëndësinë e miratimit të ligjeve brenda afateve të përcaktuara.

“Kryeministri ka ofruar sheshin e dialogut, ku unë mendoj që është momenti i duhur për t’u ulur me studentët. Unë mendoj që studentët duhet që të dëgjohen. Kush ka kërkesa që lidhen me studentët, ditën e enjte votojmë në Kuvend një marrëveshje me Gjermaninë për të investuar më shumë në konvikte.

Mos të harrojmë që të gjitha këto dëme që janë bërë në bulevard shkojmë më shumë se të bërit një korpus të ri universitar. Ka pasur një mesazh prej Kryeministrit për agjendën tonë parlamentare. Fillojmë punën e Kuvendit në mënyrë të menjëhershme. Një javë e humbur nga java e kaluar na kushton shumë.

Janë 3-4 ligje nga seanca e kaluar, është afati i fundit që këto ligje duhet të kalohen. Kanë marrë dritën jeshile nga KE dhe lidhen me piketat e ndërmjetme. Kërkesa ime është për dialog. Këtu në Kryeministri janë vendosur karriget, duhet të ulemi. Grupi Parlamentar i PS dënon dhunën. Mos prisni kurrë nga unë, që ta filloj me elementin thelbësor që është ngritja e dorës nga policia e shtetit”, tha Balla.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *