Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarë iu përgjigj disa pyetjeve me interes, të cilat kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Gjatë këtij viti Dumani tha se janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.

Sa i takon çështjes Berisha

Dumani tha se tashmë çështja i takon gjykatës dhe iu përgjigj avokatët mbrojtës të cilët pretendojnë se duke mos iu drejtuar Kuvendit për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ kanë kryer veprim antikushtetues.

“SPAK nuk mund të japë atribute kuvendit, që nuk ia ka dhënë Kushtetuta. SPAK  jo vetëm këtë rast por dhe raste të tjera. Kemi vepruar sipas ligjit” ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës.

Sa i takon Arben Ahmetajt,Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos?!

 “Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim” tha Dumani.

Inceneratorin e Tiranës?

Dumani ishte i qartë: ‘Hetimet po vijojnë. Nuk ka përfunduar“

Sterilizimi?

“Çdo vendim ka qenë i prokurërove të çështjes’ është shprehur Dumani duke sqaruar për gazetarët se ka ndërhyrë me rekomandim jo detyrues.”