Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve.

Qarqet më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi, Tirana, Lezha, por ndërkohë dëmtime ka edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat.

Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është , 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë, 558  pallate të dëmtuara rëndë, 335 pallate të dëmtuara lehtë , 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.

Po kështu:

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:……………………3224

Hotele:……………………………1961

Çadra:…………………………….964

Qendra sociale:………………..867

Familje:………………………….2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

Durrës – 9 objekte

Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

Aktualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës

Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës

Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”. Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

  • Në objektin afër Kompleksit “Tropikal
  • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
  • Në kompleksin “Miramare”
  • Në hotel “Vila Verde”
  • Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
  • Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
  • Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.