Ish- presidenti Bill Clinton raportohet se përballet me një seri të re akuzash për ngacmim seksual nga katër gra, të cilat pohojnë se incidentet janë shkaktuar pasi Clinton la Shtëpinë e Bardhë.

Shkrimtari dhe gazetari Ed Klein raporton për ‘Daily Mail’ se  prokurori kishte njoftuar Clinton se ata po përgatisin dosjen me katër padi të veçuara kundër tij. Klein tha se anëtarët e ekipit ligjor të Clinton kanë konfirmuar ekzistencën e akuzave ndaj tij.

Historia e Clinton për sjellje të pahijshme seksuale si përpara edhe gjatë presidencës së tij, u kthyen në qendër të vëmendjes në vitin 2016 dhe përsëri në 2017 gjatë fushatës elektorale presidenciale kur gruaja e tij Hillary humbi garën presidenciale. Dhe tani është kthyer së fundmi përsëri mes akuzave të reja për ngacmime seksuale një numri të bollshëm akuzash kundër politikamëve, gazetarëve dhe njerëzve të famshëm të Hollywood.

Senatori Kirsten Gillibrand (D-NY) tha javëne e kaluar se Clinton duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë sapo doli në dritë skandali seksual me Monica Lewinsky në Shtëpinë e Bardhë.

Klein, i cili ka shkruar një numër librash sensacional, ku përfshihen edhe All Out Ëar shkruan: ‘Komploti për të shkatërruar Trump, raporton se gratë ishin punësuar në “pozita të nivelit të ulët” në organizata në pronësi të miliarderëve playboy si Ron Burkle. Clinton ka pajtuar nga Burkle dhe ka fluturuar rreth botës me avionët privatë të Burkle — kompani e cila, sipas Klein, është e njohur si kompania ajrore “Air Fuck One.”

Klein gjithashtu raporton se Hillary Clinton është “e tërbuar” me Bill për ta kapur në ndonjë tjetër skandal dhe ka ofruar që të angazhojë dedektivëte  saj privat për të gërmuar pisllëqet me gratë- por prokurori i Bill Clinton tha jo, raporton ‘The Conservative Fighters.

Veritas.com.al