Nga: DAVID NG
Jeff Bezos është afër humbjes së titullit të personit më të pasur në botë tek Bill Gates pasi aksionet e Amazon vazhduan të bien të Premten pasi kompania raportoi rezultate zhgënjyese të tremujorit të tretë këtë javë.
Shefi i Amazon kishte një vlerë neto totale të te ardhurave prej 111 miliardë dollarë në mbyllje të bursës së të enjtes, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i cili azhornon listën e njerëzve më të pasur në botë çdo ditë.
Nëse aksionet e Amazon vazhdojnë të bien të Premten, Bezos mund të humbasë vendin e tij të parë tek bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, vlera neto e pasurise te të cilit kap vlerën e 107 miliardë dollarëve. Bloomberg vlerësoi që Gates kapërceu Bezos në bursë të Premten herët, pasi aksionet e Amazon u ulën deri në 4 përqind, megjithëse aksionet kane rikuperuar disa nga humbjet e tij.
Forbes vlerësoi se Bezos në të vërtetë ra në vendin Nr. 2 të enjten vonë, kur aksionet e Amazon ranë 7 përqind në tregtimet pas disa oresh.
Por rënia e tij nuk ishte plotësisht rezultat i çmimit të aksionit të Amazon, sipas Forbes. Bezos kohët e fundit transferoi një të katërtën e aksioneve të tij të Amazon tek ish-gruaja e tij, MacKenzie, si pjesë e divorcit të tyre shumë të reklamuar.
Amazon zhgënjeu Wall Street të enjten kur raportoi rënien e parë të fitimeve në rreth dy vjet, me renien e të ardhurave neto 26 përqind. Lajmet kanë shtyre aksionet Amazon të bien 9 përqind në tregtimin pas disa oreve.
Përveç drejtimit të Amazon, perandoria e Bezos përfshin gjithashtu Washington Post.
Miliarderë të tjerë të nivelit të lartë amerikanë në listën e Bloomberg përfshijnë Warren Buffett të Berkshire Hathaway në Nr.4 dhe Mark Zuckerberg të Facebook në Nr. 5.
VERITAS.COM.AL/