Biri i miliarderit George Soros, Aleksandër, ka mbërritur sot në Tiranë. Ashtu siç duket nga fotot e postuara nga vetë djali i miliarderit botëror, Aleksit i pëlqen shumë Tirana.
Nuk ka munguar as një lëvizje e tij nëpër Tiranë të cilën e ka bërë 4 orë më parë.
Ai ka vizituar zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë ku madje ka postuar edhe një video në rrjetet sociale ku shfaqet teksa ecën në këtë zonë dhe i tregon se i pëlqen ushqimi shqiptar.
Duhet të theksojmë që flitet se kryeministri Edi Rama është një nga miqtë e George Soros por deri më tani nuk ka bërë publik asnjë detaj nga takimi me të, madje as ndonjë status në rrjetet e tij sociale, raporton Fax News.
A janë takuar të dy? Pse djali i miliarderit ka marrë rrugën drejt Shqipërisë? A mund t’a neglizhojë Rama një takim me djalin e fondacionit që ndikoi në Reformën në Drejtës?! Këto ende nuk dihen.
Veritas.com.al/