Në dëshminë e tij të dhënë në Hagë ish-diplomati amerikan James Rubin, foli për takimet me Thaçin.

Ai u shpreh se për herë të fundit është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi në periudhën e vitit 2020, ku kanë biseduar për një marrëveshje paqeje me Serbinë.

“Hera e fundit që kam qenë me Thaçin ishte në periudhën 2020, për një marrëveshje paqeje me Serbinë. Përpara aktakuzës kam punuar, kam biseduar me të, me Thaçin apo ndonjë prej përfaqësuesve të tij formal. Nuk më kujtohet çdo gjë për të cilën kemi biseduar, por kishte të bënte me paqen e përhershme me Serbinë. Kjo ka qenë kryesorja”, tha Rubin përpara trupit gjykues.

Në lidhje me akuzat për trafikim të drogës, Rubin theksoi se nuk informacione të pavarura.

“Nuk kam asnjë konfirmim të pavarur për përfshirje të UÇK-së në trafikim droge, pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme mbi këtë çështje”.

Më tej në dëshminë e tij, Rubin deklaroi:

Fakti që ë akuzuarit kanë qenë në burg, në paraburgim për më shumë se 5 vite. Fakti që janë dorëzuar vullnetarisht dhe janë mbajtur për shumë gjatë më shqetëson. Këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë bashkëpunues me gjykatës. Në rastin e të akuzuarit në fjalë nuk e kuptoj pse duhet të qëndrojë në burg për pesë vite. Nuk e shoh si shtet të së drejtës, apo sundim të ligjit që shpresoja të vijohej nga sistemi ndërkombëtar. Apo padiskutim sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur ka iniciuar krijimin e tribunalit të Hagës kundër ish- Jugosllavisë apo atë të Ruandës. Mua më është dukur vetëm thjesht si një fajësim politik për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqësi i UCK. I kam parë nga afër liderët e UCK dhe mendoj që kam parë nga afër se si janë sjellë ata, duke e ditur si kanë qenë zhvillime unë mendoj që kjo është e gabuar. Kjo nuk është drejtësi”, tha ndër të tjera ai.