Bisedimet e G7 në Kanada nuk kanë mundur të zgjidhin diferencat e thella mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe liderëve të shteteve më të zhvilluara industrialisht.
Ndarja u duk qartë të Premten, sidomos mbi tregjet.
Aleatët e Shteteve të Bashkuara janë të xhindosur mbi vendimet e fundit të tarifave të vendosura mbi importin e çelikut dhe të aluminit, duke shtuar frikën për një luftë globale të tregjeve.
Nuk është e qartë nëse komunikimi nga të gjitha palët do të shpërndahet edhe pasi të mbarojë mbledhja ditën e shtune.
Takimi dy- ditor është mbajtur në qytetin La Malbaie, në provincën e Quebec.
Zoti Trump do të largohet të Shtunën paradite drejt Singaporit për takimin e paralajmëruar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un
Veritas.com.al/