Nga L. Skiro/

I mbyllën qepenat në opra 11.00 në shenjë proteste ndaj taksave të larta dhe ‘të pakuptimta’ të qeverisë, por deri në 12.00…

Çfarë ndodhi pas orës 12.00? Ata u kthyen përsëri e hapen qepenat. Ndërsa një pjesë e madhe që nuk kishin pranuar t’i ulnin qepenat, as u tundën fare…

Protesta e biznesit sot në Tiranë tregoi dy gjëra:

E para, se njerëzit nuk kanë udhërrëfyes në protestë; as partitë politike nuk janë bindëse. Në një amulli të tillë politike, kur opozita është e paragjykuar si bashkëpunuese me qeverisë dhe si e korruptuar, vallë si do të besohet nga njerëzit protestues?!

E dyta, se qeveria ka krijuar një klimë shumë të frikësuar ndaj bizneseve dhe njerëzve në përgjithësi, saqë nuk ka rezultat asnjë protestë. Por akoma më shumë kjo rëndon te biznesi, pasi qeveria ka mjetet e duhura për të kontrolluar çdo veprim kundërshtues, duke i rënduar me më shumë taksa ose ndëshkime të tjera.

Biznesi i vogël ka nisur sot protestën kundër rritjes sa taksave. Në një pjesë të mirë të tregjeve kryesore në kryeqytet dhe në rrethe tregtarët kanë mbyllur qepenat, në shenjë revolte ndaj vendimeve të qeverisë.

Protesta është mbështetur dhe nga opozita. Deputetët e PD dhe LSI kanë qenë sot pranë tregtarëve duke kundërshtuar përfshirjen e biznesit në skemën e TVSH-së.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e pranishme në protestën e tregtarëve u shpreh se një qeveri që vendos gjoba nuk mund të zhvillojë biznesin.

“Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial. Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”,- u shpreh Jorida Tabaku.

Veritas.com.al/

braimllari 2