Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona.

Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërkuar që Myftaraj të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore.

Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t’i vrisnin anëtarët e familjes.

Ai ka bërë kallëzim në polici dhe pas një muaji hetime është realizuar dhe operacioni ‘Tenderi’ që solli arrestimin e tre persoinave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Arrestimi i tyre u krye pas një hetimi një mujor! Sipas policisë ato e kanë kërcënuar në muajin prill Eral Myftarjan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Mësohet se Eral Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Nga të dhënat rezulton se një nga të arrestuarit Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore. Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Të arrestuarit akuzohen, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.