Që deputetët dhe drejtuesit e tjerë të PS-së që çohen nëpër studio televizive, komandohen si marioneta gjatë emisioneve, kjo nuk përbën më ndonjë sekret.

Por ajo që nuk di publiku përtej dukjes është, se të gjitha këto figura të Rilindjes  që ju shfaqen si njerëz profesionistë, të pavarur në mendimet e tyre dhe me integritet, faktikisht janë skllevër edhe familjarisht.

Një nga rastet më flagrantë ka ndodhur mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po diskutohej çështja e nxehtë e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme (e përkohshme) në mënyrë të paracaktuar nga maxhoranca.

Përball përfaqësuesit të opozitës, Enkeleid Alibej ishte vendosur deputetja e PS-së dhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj. Syri.net ka arritur të sigurojë disa mesazhe në telefonin e deputetes Felaj të cilat zbulojnë, sesi ajo urdhërohet nga një person me emrin  Bledi (Dyshohet se bëhet fjalë për Bledi Çuçin) që të ndërhyjë në mbrojtje të Prokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Kur ajo i kthen përgjigje, se do ta kryejë porosinë kur Blendi Fevziu ti japë fjalën, mesazh-dërguesi i drejtohet si një ushtareje dhe me nervozizëm e urdhëron që të ndërhyjë kur të dojë, pasi Fevziu është ‘plehrë dhe legën’ dhe se ka qenë negativ për kandidaturën e Arta Markut gjithmonë.

Këto janë një pjesë e mesazheve të shkëmbyera dje gjatë emisionit Opinion, mes “Bledit” dhe deputetes Ermonela Felaj:

Bledi:

‘He me se drejton si plehrë ky…’.

Ermonela:

‘Po kur të marr fjalën do ta them’.

Bledi:

“Vazhdo se Fevziu ka qenë negativ, prandaj ndërhy kur të duash e merre vetë fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë në këtë proces dhe Artën në veçanti, prandaj mos prit por fol kur të  jetë. Se dhe Muçi më duket pak si kot.

Ermonela: Po! po!

Veritas.com.al/