KOMENT/ Ditën e fundit të sezonit parlamentar, deputetë të rinj të PD kërkuan që në hetimin parlamentar ndaj presidentit Meta të përfshihen, krahas shkeljes së Kushtetutës, edhe pronat e tij. Ndër pronat që përmendi deputeti ishte edhe ‘minierat e gurit dekorativ në malin e Tomorit”.

Ka një koincidencë mes deklaratës së deputetit të PD dhe një lëvizjeje që ka shpërthyer sot në malin e Tomorit. Punëtorët që punonin në minierat e ‘gurit dekorativ’ janë përfshirë në një protestë kundr policisë që ka mbërritur në vend për të bllokuar minierat, sipas vendimit të gjykatës.

A janë këto pronë e Ilir Metës, president i republikës?

Këtë do ta nxjerrë në pah vetë protesta që kanë nisur ‘skllevërit’ e minierave.

Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorit kanë dalë në protestë në fshatin Novaj të rrethit të Skraparit.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorit “Park Kombëtar”, firmat kanë vendosur të rifillojnë sot punën në karrierat e tyre të gurit, pas pezullimit prej 22-muajsh të punës në këtë zonë.

Nisja e rrugës së tyre me kamionë është bllokuar nga forca të shumta policie në qafën e Novajt, ku në ndihmë të policisë sē Beratit kanë ardhur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Tashmë një grup prej 3 përfaqësuesish të firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ janë duke negociuar me drejtuesit e policisë nga të cilët kërkojnë me shkrim dhe në përputhje me ligjin shkaqet e pengimit për vijimin e punës në këtë zonë.

VERITAS.COM.AL/